0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

LETËR E HAPUR DODË GJERGJIT, IPESHKV I KOSOVËS – Nga Prof. Adnan Simnica

Më të lexuarat


Urimet e festave të besimeve të ndryshme duhet të jenë shembëll fisnik dhe promovim i tolerancës së mirëfilltë, e assesi i provokacioneve e përçarjes.
Asnjëherë nuk është fetare, e as njerëzore që me rastin e urimeve të tilla, në vend se të uroni vëllezërit tanë shqiptarë katolikë për festën tuaj, të nxisni urrejtje ndër-fetare tek shqiptarët.
Me këtë veprim paradoksal, mos mendo që e nderon veten, por, vetëm e ofendon atë, meqë kur nuk respekton shumicën dërrmuese të popullit tënd, vetëm veten e përçmon.
Për kujtesën tënde, skandalin e njëjtë e keni bërë edhe me rastin e festës së Pashkëve të fundit, prandaj kjo dëshmon se këto “urime” monstruoze nuk kanë rastësi, por janë tendencioze e të planifikuara mirë.
Myftiu ynë i nderuar apo hoxhallarët tanë të respektuar, me rastin e urimit të Bajramit nuk bëjnë asnjëherë kësi lloj gabimesh, por, vazhdimisht ftojnë në tolerancë, atmosferë festive dhe nuk nxisin urrejtje të tilla, sepse Zoti i botëve, Allahu i Madhëruar na mëson respektin ndaj të tjerëve, kushdo qofshin ata.
Sa për sqarim, edhe pse ju e dini, por s’doni ta pranoni nga fanatizmi e kryeneçësia, se populli ynë para Islamit ishin shumica ortodokse, e, jo katolike. Kurse, fillimisht njerëzimi tërësisht ishin myslimanë, por me kalimin e kohës shumë prej tyre devijuan nga e vërteta në besime të tjera, madje edhe populli ynë para krishterimit ishte pagan.
Pra, në bazë të vërtetës absolute kuranore, feja e origjinës njerëzore është Islami, meqë është Shpallja e vetme e vërtetë qiellore, prandaj ne sinqerishtë e pa tendencë ju ftojmë të ktheheni në të.
Zoti yt, i yni, dhe i çdo gjëje, Allahu i Madhëruar ju bëri thirrje në të vërtetën me fjalët:
“Thuaj (Muhamed): “O ithtarët e Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush: se nuk do ta adhurojmë askënd tjetër, përveç Allahut, se nuk do t’i përshkruajmë Atij asgjë (në adhurim), dhe se nuk do ta konsiderojmë zot njëri-tjetrin, në vend të Allahut. Nëse ata nuk pranojnë, atëherë thuaju: “Dëshmoni se ne jemi myslimanë (i jemi nënshtruar Allahut)”
(Kuran, Ali Imran: 64)
Faleminderit!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit