15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

KUR ARTI SHNDËRROHET NË DEGJENERIM – Prof. Adnan Simnica

Më të lexuarat


Fotografia e vitit e përzgjedhur nga Ministria e Kulturës, madje e blerë nga ajo dhe e vënë në ankand publik me vlerë 10 mijë euro, nuk është thjesht fotografi e “artit”, por, ajo përmban mesazhin e promovimit të degjenerimit. Gjithashtu, ajo synon nxitjen e rinisë drejt shthurjes publike pa pasur aspak turp, e cila pa dyshim është veprim përtej shtazarak.
Madje, merreni me mend, fëmijët tanë që nga libri i klasës së pestë fillore mësojnë se degjenerimet e tilla janë art dhe vlerë njerëzore?!
Definitivisht, në emër të civilizimit, ata po synojnë të prishin publikisht çdo vlerë familjare, kombëtare dhe islame.
Degjenerimet e tilla pa dyshim konsiderohen fyerje e gjakut të dëshmorëve, të cilët kanë larë këtë tokë me gjak, kurse të shthururit po e fëlliqin atë.
Zoti i Madhëruar dëshmoi:
“Kur u thuhet atyre: “Mos bëni çrregullime (fesat) në tokë!” – ata thonë: “Ne bëjmë vetëm përmirësime!” Por jo! Nē të vërtetë, pikërisht ata janë çrregulluesit, ndonëse nuk e ndiejnë”
(Kuran, El Bekare: 11-12)
Zot, na ruaj, amin!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit