Pyetja:
Selamu alejkum “Klubi kulturor”!
Lexova atë përgjigjen që kishit dhënë në lidhje me marrjen e ryshfetit dhe më lindi një pyetje tjetër.
Po lekët që u japim mjekëve për arsye se në të kundërt nuk të shërbejnë, a futen te ryshfeti? Jo vetëm në spital, por edhe në institucione të tjera që nuk të mbarojnë punë, por të sorollatin po nuk u dhe lekë, a quhet ryshfet në këtë rast?
Allahu ju shpërbleftë me të mira!
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Edhe veprën që përmendni ju e përfshin ndalesa që e kemi përmendur në hadithin e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të thotë: “Pranimi i dhuratave për punëtorët është tradhti.” (shih pyetjen nr: 565)
Në përgjigjen e mëhershme e kemi përmendur se pothuajse kudo shumica e shërbyesve të punësuar nuk kryejnë punët me të cilat janë ngarkuar me rrogë pa përfituar edhe nga të tjerët, duke u kërkuar edhe atyre që t’i shpërblejnë dhe t`u paguajnë. Fatkeqësisht ky lloj korrupsioni te shumë njerëz konsiderohet si diçka e drejtë, por në fakt është formë e përhapjes së shumë prishjeve dhe shthurjeve ekonomiko-shoqërore.
Alaudin Abazi
7.6.2009