10.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Mos ia mbani gajlen Turqisë e as popullit turk

Më të lexuarat

Tanimë është e qartë, nuk ka mundësi të jesh në një vijë me sojin e Xharra-ve, B.Buzhalës, Kastriot Myftarajt e shumë të tjerëve të llojit të ngjashëm, dhe në të njejtën kohë të rrish indiferent ndaj çdo zhvillimi në Turqi.

Fundja, pse duhet të merren këta me një shtet të huaj, kur në referendumin e djeshëm mbi 51% e populit votuan PËR ndryshime. Si ka mundësi që një “diktator” të gëzojë aq mbështetje nga populli i vet!

Pse këta e shohin të rrezikshëm çdo zhvillim apo ndryshim që ndodh në Turqi, kur asnjë e keqe nuk i ka prek shqiptarët nga regjimi aktual, por përkundrazi.

Shpresoj se nuk janë aq të cekët dhe të mendojnë se R.T. Erdogan po tenton t’i asimilojë shqiptarët, siç dëgjojmë rrugëve dhe kafeneve.

Tashmë disa muaj Franca po e mban në paraburgim Ramush Haradinajn me urdhërarrest të Serbisë, e kjo nuk ju bën përshtypje këtyre që po e hapin gojën “për lirinë e shprehjes”.

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, haptas e mbështet Gruevskin dhe regjimin aktual që s’janë ngopur duke iu bërë keq shqiptarëve, dhe për këta sërish Erdogani është diktator dhe i rrezikshëm për shqiptarët.

E dini çka! Mos ia mbani gajlen Turqisë e as popullit turk. Se sa turqit e duan këtë pushtet, u dëshmua natën e puçit (16 korrik) kur ata dolënë në mbrojtje të demokracisë dhe “diktatorit”.

Andaj, fleni rehat (nëse e keni marrë shumë afër zemrës) se populli turk sigurisht është i kënaqur dhe i lirë.

Avdi Bakiu – Gazetarë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit