Islamofobia në vendin nordik, plot frikë!
Gazeta Le Monde raporton se fyerjet dhe sulmet kundër muslimanëve janë shtuar në Suedi vitet e fundit, të nxitura nga dehumanizimi i diskursit publik, nga sulmet ndaj xhamive dhe ofendimet ndaj grave të veshura me hixhab, te deklaratat islamofobike në vendin e punës apo në lagje.
Në raportin e saj, korrespondentja nga qyteti i Skovdës, Anne-Francoise Hivert, përmendi incidentin e hedhjes së kufomës së një derri të egër në xhaminë e komunitetit Skovde, e cila u hap në vitin 2023 dhe se autori nuk e kishte idenë se është regjistruar nga kamerat e vëzhgimit të instaluara nga Bashkësia Islame e Boshnjakëve në Suedi.
Mirza Baboviç, 66 vjeç, nga kjo bashkësi, tha: “Fatkeqësisht, jemi mësuar me incidente të tilla”.
Kësaj radhe, siç thotë korrespondenti, Imam Smajo Shahat ka vendosur të mos e publikojë këtë ngjarje, edhe pse ka bërë denoncim, “për të mos rritur publicitetin për autorin, për të mos i dhënë ide të tjerëve dhe për të mos shtuar shqetësimet te anëtarët e komunitetit.” Megjithatë, mediat lokale raportuan për këtë incident, i cili “ndodhi disa ditë para fushatës për zgjedhjet evropiane”, i cili u pasua me retorikë të dhunshme anti-islame dhe antimyslimane, sipas imamit.
Udhëheqësi i ekstremit të djathtë Jimmie Akesson njoftoi në nëntor 2023 se dëshiron të shkatërrojë xhamitë, të ndalojë ndërtimin e të rejave dhe të vërë nën mbikëqyrje komunitetin e besimtarëve muslimanë. Krahu i tij i djathtë Richard Jomshof bëri thirrje për ndalimin e të gjitha simboleve të Islamit në vende publike, duke i krahasuar ato me kryqin.
Zyrtarët e partisë ekstremiste nga koalicioni qeveritar i krahut të djathtë dolën në mediat sociale për të denoncuar atë që ata e përshkruan si “islamizimin e Suedisë”, duke pretenduar se “suedezët pothuajse janë bërë pakicë në vendin e tyre“, pas deklaratës së Jimmie Akesson se muslimanët janë “kërcënimi më i madh për Suedinë”. /tesheshi.com/