-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

LDSHM: PO partneritetit me partinë e vetme opozitare Lëvizjes Besa!

Më të lexuarat

Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni (LDSHM) ka vendosur që të mbështesë platformën e Lëvizjes BESA si dhe partneritetin me të për zgjedhjet e 12 prilli.
“Pas mbajtjes së kuvendit të lëvizjes Besa, kryesia e kësaj lëvizje mbajti konferencë për shtyp ku u prononcuan për veprimtarinë e mëtutjeshme politike! Mes tjerash apelin e tyre për bashkëpunim, për partneritet të mirëfilltë ne si LDSHM e morëm me mirëkuptim dhe menjëherë mbajtëm konsultime në kryesinë e LDSHM-së. Sollëm vendim se apeli i lëvizjes Besa është konkret, i sinqertë dhe gjithëpërfshirës ku si pikë e veçantë flitet për PARTNERITET TË MIRËFILLTË. Nisur nga kjo ne si LDSHM e mbështesim apelin e lëvizjes Besa dhe i bashkohemi këtij apeli, në të njëjtën kohë thërrasim të gjitha shoqatat nga diaspora, si dhe të gjithë intelektualët e mirëfilltë të cilët vërtetë duan të japin kontributin e tyre për ndryshime reale në RMV në bazë të strukturës së kombeve në të, të na bashkohen dhe të përpilojmë një platformë e cila do të jetë ndryshe nga të gjitha platformat politike të deritanishme! Nëse duam të bëhemi autentik kjo është e vetmja mënyrë për ta mundur të keqen dhe për ta vënë në binar të sigurt popullin shqiptar në RMV, kjo bëhet bashkë assesi ndryshe!”, thekson kjo shoqatë e diasporës.
LDSHM nënvizon se e ka dëshmuar me vepër se është për unifikim të qëndrimeve të tërë spektrit politik, intelektual, joqeveritar, sektorit civil të shqiptarëve, dhe të çdo individi veç e veç, vetëm e vetëm që të arrihet një konsensus gjithëkombëtar për shqiptarët e RMV-së që më në fund të marrin hisen që ju takon në tokën e tyre! “Presim thirrjen e shkruar të lëvizjes Besa që të ulemi e të formulojmë platformën. Ne nuk jemi kundër askujt, ne duam të jemi bashkë për punë të mëdha”, bnë të ditur kjo shoqatë që udhëhiqet nga Xhevat Prespa.(INA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit