1- Dënimi i parë i parë ndaj njeriut është lakuriqësia: “Kështu, ata të dy, (Ademi dhe Havaja), hëngrën nga ajo pemë e u ndërgjegjësuan për lakuriqësinë e tyre.” (Ta Ha, 121)
Kështu që, kur njeriu zmbrapset nga fitra (natyrshmëria e pastër), dënimet kthehen tek popujt (civilizimet).
2- Allahu si ndëshkim ndaj Ademit dhe Havasë në Xhenet, bëri që trupi (i tyre) të zbulohet: “Pasi e shijuan frutën, atyre iu zbuluan vendet e turpshme.” (El A’raf, 22)
Allahu e bëri ndëshkim për Pejgamberin (Adem, alejhi selam), ndërsa qytetërimi i kësaj epoke e konsideron përparim!
3- Zbulimi dhe lakuriqësia janë qëllimet kryesore të iblisit dhe pasardhësve së tij: “O bijtë e Ademit, le të mos ju mashtrojë kurrsesi djalli, ashtu si i nxori prindërit tuaj nga Xheneti, duke ua zhveshur rrobat për t’u dukur vendet e turpshme!” (El A’raf, 27)
4- Kur Allahu e ndaloi zhveshjen, lakuriqësinë dhe amoralitetin, tha: “Allahu di, kurse ju nuk dini.” (El Bekare 216)
Për arsye se disa ndalesave nuk i duken qartë të këqijat për çdo njeri, ndoshta e fshehta e të keqes së saj, është më e madhe!
5- Shirku dhe lakuriqësia janë dy të këqija të pandashme!
Në hadith qëndron: “Mos të kryejë haxh asnjëri mushrik (idhujtar) pas këtij viti dhe mos të bëjë tavaf në Qabe duke qenë lakuriq.”
6- Ngrënia e haramit është prej shkaqeve të ndëshkimit me lakuriqësi dhe zhveshje, dhe nuk ndodh lakuriqësia në umet tek gratë dhe burrat, përveçse për shkak të ngrënies së haramit më parë: “Ata të dy (Ademi dhe Havaja) hëngrën nga ajo pemë e u ndërgjegjësuan për lakuriqësinë e tyre.” (Ta Ha, 121)
7- Ashtu siç duhet luftuar kundër varfërisë dhe urisë, duhet luftuar edhe kundër lakuriqësisë: “Këtu nuk do të mbetesh kurrë as i uritur e as i zhveshur.” (Ta Ha, 118)
Derisa edhe kafshët e luftojnë urinë, ndërsa njeriu dallohet prej tyre me luftën ndaj zhveshjes!
8- Në Egjipt, Tunis, dhe Sham, zbulimi filloi me zbulimin e fytyrës dhe përfundoi me lakuriqësi, duke u shfaq pjesa e pasme e qafës dhe e kofshëve, dhe ndërmjet zbulimit të fytyrës dhe kofshëve nuk kishte vetëm se 20 vite: “Prandaj, mësoni nga kjo, o ju largpamës!” (El Hashr, 2)
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi