11.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Forcat izraelite arrestuan 1.228 palestinezë në prill

Më të lexuarat

Organizatat palestineze thanë se autoritetet izraelite zhvilluan operacion të madh ndalimi në prill

Gjatë muajit prill, forcat izraelite arrestuan 1.228 palestinezë, përfshirë 165 fëmijë dhe 11 gra, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të përbashkët të bërë nga “Komisioni i Çështjeve të të Burgosurve” i qeverisë palestineze dhe organizatat që mbrojnë të drejtat e të burgosurve palestinezë, thuhet se autoritetet izraelite zhvilluan operacion të madh ndalimi në prill.

Thuhet se 1.228 palestinezë janë arrestuar në muajin prill, në Ramazan të këtij viti, që është numri më i lartë i paraburgimeve të regjistruara që nga fillimi i vitit 2022.

Njoftohet se arrestimet më të mëdha u bënë në Kudsin Lindor të pushtuar me 793 persona, 139 prej të cilëve ishin fëmijë.

Përveç shkeljeve ndaj të arrestuarve dhe familjeve të tyre, “mes të arrestuarve ka pasur edhe të plagosur me armë zjarri nga ushtarët izraelitë”, thuhet në deklaratë, e cila thekson se për 154 prej tyre është caktuar “arrest administrativ”.

Me atë që Izraeli e quan “arrest administrativ”, palestinezët mund të mbahen për 1 deri në 6 muaj pa akuza ose gjyq.

Nëse vendoset se i arrestuari “është rrezik për sigurinë e Izraelit”, gjyqtari ushtarak mund ta zgjasë periudhën e paraburgimit deri në 5 vjet, pa bërë kallëzim penal.

Sipas burimeve palestineze, ka rreth 4.500 palestinezë në burgjet izraelite.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit