Ka shpërthyer zjarr i madh në Spitalin e Tetovës. Siç shihet në pamjet e publikuara flakët kanë kapluar qendrat me pacientë me COVID-19. Raportohet se ka edhe viktima, ndërsa edhe të tjerë të lënduar.
Zjarrfikësit janë në vendngjarje dhe po tentojnë të lokalizojnë zjarrin. Akoma nuk dihen shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e zjarrit.
Para pak çastesh një zjarr i madh ka kapluar spitalin modular i shtruar me persona me Covid-19, bëjnë të ditur banorët përreth spitalit për Zhurnal.mk.
Policia dhe zjarrfikësit po shkojnë në vendngjarje.