14 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Drejtori Simnica priti në takim z. Afrim Berishën

Më të lexuarat

Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, priti në takim kryetarin e Qendrës Kulturore “Shtëpia e Paqes” të Zvicrës, z. Afrim Berisha.

Drejtori Siminca falënderoi z. Berishën dhe nëpërmes tij tërë mërgatën tonë shqiptare që gjendet në diasporë për kontributin e tyre dhënë për mirëqenien dhe jetën e përgjithshme fetare të shqiptarëve atje.

Ai shprehu gatishmërinë e tij, por edhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që bashkëpunimi i mirë që ka mbretëruar deri më tani, ndërmjet BIK-ut dhe diasporës të vazhdojë edhe më tutje.

Në këtë takim gjithashtu u bisedua rreth shtimit të koordinimit me këtë qendër, por edhe me qendrat e tjera në Zvicër.

Në shenjë mirënjohje për kontributin e kësaj Qendre dhënë për kurbane dhe për sadakatul-fitër, drejtori Simnica ndau një mirënjohje për z. Afrim Berishën dhe për Qendrën “Shtëpia e Paqes”.

/bislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit