“O ju që keni besuar! Nëse ju ndihmoni Allahun, Ai do t’ju ndihmojë dhe do t’jua forcojë këmbët tuaja.” Muhamed 7
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِن تَنصُرُواْ ٱللَّهَ يَنصُرۡكُمۡ وَيُثَبِّتۡ أَقۡدَامَكُمۡ
Ky është një urdhër që Allahu i Madhëruar u drejton besimtarëve, që ata të ndihmojnë fenë e Tij, duke jetuar sipas saj, duke e zbatuar atë për veten e tyre, duke ftuar të tjerët të jetojnë sipas saj e duke luftuar armiqtë e kësaj feje.
Por çka është më e rëndësishme, me të gjitha këto vepra ata duhet të kenë si qëllim arritjen e kënaqësisë së Allahut të Madhëruar.
Nëse ata veprojnë kështu, Allahu i Madhëruar ka për t’i ndihmuar, ka për t’u dhuruar fitore, ka për t’ua forcuar këmbët, besimin dhe pozitat e tyre.
Ai do t’ua forcojë edhe zemrat, duke u dhuruar durim e qëndrueshmëri para çdo lloj vështirësie dhe para armiqve të së vërtetës. Ky është një premtim i dhënë nga Bujari, i Cili është Besnik në premtimet e Tij.
TEFSIRI I SADIT “ZOTI E MËSHIROFTË”!