15.2 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Pritja e Albin Kurtit në Maqedoni, Visar Ganiu thirret në stacion policor

Më të lexuarat

Kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu u thirr pas mesdite në stacionin policor të Bit Pazarit për të dhënë deklaratën e tij pas thirrjes nga autoritetet për atë që në opinion u quajt ikonografi e Shqipërisë së Madhe.

Ganiu thirret në polici vetëm 5 ditë pas koncertit në Tetovë, ku në mesin e pjesëmarrësve valvitej banderola Autoktonus.

Kjo në opinionin maqedonas shkaktoi reagime të shumta, madje u cilësua si provokim i organizatorëve të pritjes së Kurtit, kreut të Tetovës Bilall Kasami dhe kreut të Çairit Visar Ganiu.

Një ditë më parë Ganiu tha për Alsat se gjithçka rreth organizimit të pritjes së kryeministrit të Kosovës ishte ligjore./Alsat/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit