Fatos Islami ndërroi jetë dje pas një sulmi të papritur në tru. Ai kishte dalur për të bërë disa fotografi, e disa momente para se te vdiste kishte postuar një video në Facebook.
Hoxhë Omer Dauti nga Tetova përmes një postimi në Facebook tregon se çfarë premtimi i kishte bërë Fatosi, pasi njiheshin së bashku.
Ja postimi i tij:” Ishte një djalë vizionarë, ambicioz dhe njeri nder djemtë tonë më të mirë!
Fatos, më premtove që do vije te unë t’i mësojmë shkronjat e Kur’anit bashkë, më premtove që në këtë Ramazan do jemi shumë aktiv, me flisje për mirësinë dhe mirënjohjen duke më thënë që së shpejti do më bëje dhuratë një fotosesion në shenjë mirenjohje!
Fatos, All-llahu i shperblen krijesat përmes qëllimeve (nijetit) që ata kanë, i bindur që Zoti të deshi më shumë ndaj të mori pranë vetes.
All-llahu xh. sh. të shperbleft me Xhennetin Firdeus, dhe të meshiroftë, ndërsa familjes dhe shoqërisë durimin ua faltë.
Amin.”