12.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Ky është 14 vjecari që e “nisi” luftën në Siri (VIDEO)

Më të lexuarat

Mouawiya Syasneh ishte vetëm 14 vjeç kur ai vizatoi parulla anti-qeveritare në murin e shkollës së tij në Deraa të Sirisë.

Ishte shkurti i vitit 2011, dhe ai kurrë nuk mund ta kishte imagjinuar se një veprim i tillë i vogël do të përcillej nga një luftë kaq e madhe civile.

Më shumë se gjysmë milioni njerëz janë vrarë në Siri që nga fillimi i luftës. Qyteti i Mouawiya-s është shkatërruar nga luftimet në rrugë, bombardimet me bomba fuçi, ndërsa atë vet lufta ka lënë plagë që kurrë nuk mund të shërohen.

Tani si një djalosh i ri, Mouawiya është duke luftuar në vijën e frontit për Ushtrinë e Lirë Siriane. Edhe vet e pranon se nëse e do ta dinte se cilat do të ishin pasojat e veprimeve të tij, ai kurrë nuk do ta kishte tallur me Bashar al-Assad.

Jeta e tij është transformuar, nga ajo që atëherë e kishte filluar si një shaka adoleshente. Ai ka humbur miqtë dhe të afërmit, dhe e ka humbur edhe babain e tij. Dhe Siria e tij ka ndryshuar përgjithmonë.

Djali që “nisi” Luftën Civile Siriane tani është pjesë e këtij dokumentari të Al Jazeera-s.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit