-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kush prej nesh e njeh këtë njeri?

Më të lexuarat


Shejh Dr. Muhamed Hamidullah

Ky njeri është njeriu që refuzoi të pranonte çmimin e Mbretit Faisal në vitin 1994, duke thënë:
“Unë nuk e shkrova atë që shkrova përveçse për hir të Allahut të Plotfuqishëm, prandaj mos e korruptoni fenë time.”

Ky njeri u bë shkaktar që ta përqafojnë Islamin më shumë se 40 mijë njerëzve në Francë gjatë gjysmë shekulli ku ai jetoi.

Në vitin 1934, shkoi në Universitetin Francez të Sorbonës, ku mori doktoraturën e dytë për tezën e tij me titull: (Diplomacia Islame në epokën e Profetit dhe Kalifatit të drejt).

Ai fliste rrjedhshëm 22 gjuhë, dhe gjuha e fundit që mësoi ishte gjuha tailandeze, në moshën 84 vjeçare.

I pa martuar, ai u martua vetëm me shkencën ku i lindi 450 libra në shumë gjuhë, si dhe më shumë se 937 artikuj në gjuhë të ndryshme botërore.

Iu dha nderimi më i lartë nga Presidenti i ndjerë i Pakistanit Muhamad Dija-ul-Hak për veprat e tij, ai ia dhuroi vlerën e çmimit, një milion rupi Institutit të Studimeve Islame në Islamabad, duke thënë:

“Nëse e pranoj çmimin në këtë botë kalimtare, çfarë do të marr atje në banesën e përjetshme?!”

Ai lindi në vitin 1908 në Hyderabad në Indinë Jugore dhe i përket një familjeje, rrënjët e së cilës shkojnë në fisin Kurejsh. Familja e tij migroi nga Hixhazi në Basra, pastaj u vendos në India gjatë shekullit të tetë pas Krishtit.

Ai vdiq në vitin 2002 në moshën nëntëdhjetë e katër vjeçare.
Allahu e mëshiroftë.

Hoxhë Ulvi Fejzullahu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit