12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim kryetarin e Dijanetit të Turqisë, dr. Ali ef. Erbash

Më të lexuarat

Prishtinë, më 18 gusht 2022

Delegacioni i Dijanetit nga Turqia, i kryesuar nga kryetari i Bashkësisë Islame të Turqisë, prof. dr. Ali Erbash, i shoqëruar nga ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, dhe këshilltari për Çështje Fetare në Ambasadën e Turqisë, z. Bunyamin Albayrak, vizituan sot selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, në të cilën u pritën nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë.

Pasi i dëshiroi mirëseardhje dhe e falënderoi për vizitën Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me zhvillimet dhe ecuritë e aktivitetet që po bënë BIK-u në organizimin e jetës fetare, si dhe me sfidat me të cilat po ballafaqohet BIK-u. Myftiu falënderoi kryetarin e Dijanetit, z. Erbash për vizitën dhe të gjithë atë që ka bërë Dijaneti për Kosovën. “Kjo është një vizitë shumë domethënëse. Është një motivim dhe një forcë për të mirën e të gjithëve, ndaj dhe njëherë faleminderit për të gjitha që keni bërë për Kosovën” – tha Myftiu Tërnava.

Ai më tej tha se kemi një bashkëpunim shumë të mirë me ambasadën turke, institucionet turke që veprojnë në Kosovë, ambasadorin Çağrı Sakar, këshilltarin për Çështje Fetare në Ambasadën e Turqisë, z. Bunyamin Albayrak, dhe shprehu një falënderim të veçantë për qeverinë dhe popullin turk, të cilët vazhdimisht kanë mbështetur Kosovën në situatat më të vështira, e po ashtu vazhdojnë edhe më tej ta ndihmojnë për integrime në mekanizmat rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Nga ana e tij, kryetari i Dijanetit të Turqisë, dr. Ali ef. Erbash, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe solli përshëndetjet nga presidenti i Turqisë. Ai shprehu kënaqësinë që sot gjendet për vizitë në Kosovë. Ai nuk hezitoi të shfaqë kënaqësinë e tij se ndjehet shumë mirë kur ndodhet në Kosovë, në mesin e vëllezërve të vet dhe përgëzoi myftiun Tërnava për sukseset dhe arritjet që ka shënuar BIK-u nën udhëheqjen e tij. Ai premtoi përkrahjen e shtetit të Turqisë dhe të Dijanetit për BIK-un dhe për Kosovën. Dr. Erbash tha se do të jemi me ju në realizimin e projekteve të trashëgimisë kulturore-historike dhe të tjera që do të jenë në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Në fund të takimit, në shenjë mirënjohje Myftiu Tërnava i dhuroi kryetarit Erbash një dhuratë në emër të institucionit të BIK-ut.

The post Myftiu Tërnava priti në takim kryetarin e Dijanetit të Turqisë, dr. Ali ef. Erbash appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit