0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Kush po e rrënon familjen?

Më të lexuarat

Ibn Kethiri ka përmendur se kur Allahu pa se Ademi a.s. u ndie i vetmuar dhe një ditë kishte rënë në gjumë, Zoti krijoi Havanë, bashkëshorten e tij, që të gjejnë prehje e lumturi te njëri-tjetri. Pa një krijesë të tillë do të kishte qenë e pamundur jeta për njeriun edhe në qoftë se do të jetonte në xhenet.
Urtësia dhe vullneti i Allahut i ka paraprirë njerëzve, që lidhja martesore të jetë koncepti i ndërtimit të këtij universi. Allahu i Madhëruar thotë:

“Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për njerëzit që mendojnë.” (Rrum: 21.)

As jeta njerëzore, as shoqëria njerëzore nuk mund të ketë stabilitet përderisa të mos ketë një koncept të qartë në lidhje me çiftin martesor dhe përcaktimin e pozicionit të çdonjërit prej tyre në këtë jetë.

Kështu u krijua njerëzimi nga ata edhe çiftet, ku nëpërmjet tyre plotësohet ruajtja e kësaj krijese dhe vazhdimësia në këtë jetë. Të jetë mëkëmbës në tokë në pëlqim me ligjin e Allahut.

Ata të cilët po tentojnë për ta rrënuar familjen ose nuk janë të vetëdijshëm për çfarë po promovojnë ose po bëjnë servilizëm . Por, këta duhet ta dinë njëherë e përgjithmonë se në këtë shoqëri nuk kalojnë agjenda të cilët prekin bërthamën e familjes për dy arsyeje; se kjo shoqëri nderin me shekuj e ka llogarit të shenjt dhe se ky soj njerëzor nuk i sjell fryt familjes,( janë fare-sosur), andaj pse duhet të investohet në këtë farë. Investimi i vetëm duhet të bëhet nga Ministrin e Shëndetësisë që të shtohet buxhetit për trajtimin dhe shërimin e tyre.

Në të kundërtën, çdo tentim për prishjen e rendit dhe statusit të familjes është vetëm një kamikaz që bënë thjeshtë vetëvrasje e asgjë më shumë.

Rashiti Zylfiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit