Kush ishte hoxhë Hasan Tahsini 1811/1812?!.
– Themelues i Universitetit të parë të Stambollit.!!!
– Rektor i parë i Universitetit të Stambollit.
– Themelues i parë i A,B,C-Alfabetit të gjuhës shqipe! (I pari që insistoi që alfabeti ynë mos t’i ngjason atij arab,pers e grek).
-Mësues i Sami Frashërit, ismail Qemalit,Vaso Pashës,Jani Vretos, dhe shumë rilindasve të tjerë!
-Shkencëtar i kimisë, fizikës, gjeologjisë, gjeografisë, filozofisë,astronomisë ,etj.
-Themelues i lëndës së Gjeografisë në perandorinë Osmane!!!
– Hasan Tahsini zotëronte, arabishten, persishten, osmanishten, frengjishten, anglishten qysh në atë kohë!!!
-Shkencëtari i parë shqiptar që me shkrimet, hulumetimet dhe veprat e tij tronditi perandorin Osmane dhe qendrat evropiane!!!
-Për Hasan Tahsinin kanë shkruar filozofët më të njohur francez,anglez, gjerman, etj.!!!
– Pothuajse të gjithë rilindasit kanë shkruar për veprat dhe personalitetin e H.Tahsinit.!
Unë sapo e mbarova së lexuari këtë libër që më mbushi me energji pozitive dhe më bëri të ndjehem krenar që kemi pasur një shkencëtar me përmasa botërore në shekullin XIX.
Ps: Risia më e madhe është që ky hulumtim në arkivat e Stambollit dhe të Parisit u bë nga një autor kumanovar! E Ai është Xhafer Ymeri, mësuesi kumanovar që pjesën më të madhe të jetës së tij e ka kaluar në Zvicër!!!
Edhe pse nuk njihem nga afër me autorin e këtij libri, dua ta falenderoj përzemërsisht për kontributin e tij në njohjen e kësaj figure kolosale shqiptare!
Një hoxhë si Hasan Tahsini 😍