4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

KUSH ËSHTË TERRORIST?

Më të lexuarat

Është i njohur për qëndrimet e tij. Publicisti nga Shipëria Enklid Pelari, në një shkrim të postuar në Facebook bënë një pyetje retorike dhe jep shpejgim mbi atë se kush është terroristë:
“KUSH ËSHTË TERRORIST
Të nderuar miq! aktualisht në botë nuk egziston një përkufizim i qartë i termit terrorist. Më parë liga arabe ia pati kërkuar këtë gjë SHBA-ve në mënyrë që mos të abuzohej me këtë term dhe Kondoleza Rice, asokohe ministre e jashtme tha se terrorist janë ata që SHBA i quan terrorist.
Në bazë të kërkimeve që kam bërë gjeta të përkufizuar terrorizmin tek enciklopedia ushtarake franceze ku thuhet se: ”Terrorist është çdo organizatë apo individ që ushtron terror në një ambient apo shoqëri të caktuar”. Nisur nga ky përkufizim terrorist nuk është vetëm ISIS, por edhe separatistët pro rus në Ukrainë të cilët hedhin avjona civilësh, vrasin të pafajshëm dhe bombardojnë aeroporte. Terrositë ishte Mlladiçi dhe ushtria serbe që masakruan 8300 civilë.
Terrorist ishte edhe grupi separatist ETA, terrorist ishte edhe David Breik, etj. Terrorizmi është një fenomen që përshin të gjitha klasat politike, sistemet qeverisëse dhe religjionet spirituale. T’ja mveshësh terrorizmin vetëm islamit është ose injorancë, ose dashakeqësi, ose të dyja bashkë. Por kurrsesi objektivitet. Ne jemi për luftimin e ISIS, separatistëve pro rus dhe kujtdo tjetër që ushtron terror ndaj të pafajshmëve, civilëve dhe qeverive. Kjo është demokraci, religjion, humanizëm dhe intelekt. Të tjerat janë ekspansionizëm gjeopolitik, ideologji komuniste dhe dashakeqësi. “
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit