E enjtja zbardhi lajmin se ka një person që është i interesuar që ta blejë stadiumin Wembley.
Ai quhet Shahid Khan dhe është personi pas ofertës së çmendur që i ka mbërritur Federatës Angleze të Futbollit. 920 milionë euro për stadiumin Wembley në Londër.
Khan, tani multimilioneri me prejardhje nga Pakistani, nuk ka nuk ka lindur në një familje të pasur, ndryshe nga sheikët.
Daily Mail ka shkruar historinë e Shahid Khan se si arriti të krijojë perandori nga asgjëja.
Khan ka lindur në qytetin e Lahores në Pakistan, ku nëna e tij ishte profesorësh matematike dhe babai shitës. Në moshën 16-vjeçare Khan vendosi të shkonte në Amerikë.
Ai u pranua në Universitetin e Ilinoisit në Amerikë, por me vete kishte vetëm 500 dollarë kur u nis për SHBA. Ai studioi për inxhinieri mekanike.
Khan e ishte të pamundur që t’i pagunate shpenzimet e universitetit dhe filloi punon si pjata larës duke u paguatr vetën 1.2 dollar në orë.
Ai u punësua fillimisht në kompaninë Flex-N-Gate që merrej me prodhimin e para-kolpeve për makina. Tri vite më vonë ai e bleu fabrikën për 660.000 euro.
Parat i mori hua për ta blerë kompaninë, që sot zotëron 2/3 e tregut të makinave.
Revista Forbes, Khanin e renditet në vendin e 217 në renditjen e njerëzve më të pasur në planet.
Jahti i tij personal vlen 161 milionë euro, ndërsa pasuria e tij shkon te 8.2 miliardë euro.
Khan është pronar i klubit Jacksonville Jaguars, që merr pjesë në NFL (futboll amerikan).
Përveç këtij klubi, Shahid Khan është edhe pronari i Fulhamit, klubi londinez që tashmë është në divizionin e dytë anglez. Khan e bleu në vitin 2013 dhe tashmë shpreson ta ngjitë në Ligën Premier.
Me blerjen e stadiumit Wembley, Khan synon të zgjerojë interesin për futbollin amerikan edhe në Angli.
Ai çdo vit organizon një ndeshje aty.
Klubi i tij Fulham nuk do të lëviz nga stadiumi aktual Craven Cottage.
Ende nuk është bërë e ditur se nëse Khan e blen Wembleyn ku do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale dhe finale të Kupës FA, pasi gjithmonë janë zhvilluar aty.