14.7 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Programeri i IT-së vrau veten pasi muzika nga kufjet i shkaktoi “një tringëllimë” bezdisëse në veshët e tij (Foto)

Më të lexuarat

Një IT programer vrau veten pasi ai u përballë me zhurma që i tringëllonte në veshin e tij, siç thuhet, si pasojë e mbajtjes për kohë të gjatë të dëgjueseve në vesh.

Sipas mediave të huaja, Daniel Derricutt, 24 vjeç, kishte probleme në të fjetur për shkak të zhurmës së vazhdueshme në veshët e tij dhe pretendoi se ajo filloi vetëm kur bleu një palë kufje “të zhurmshme” për të dëgjuar muzikë.

Më 29 nëntor, Daniel u gjet i varur nga një mik në shtëpinë që kishte në pronësi me vëllain e tij në Crewe, Cheshire, pas shqetësimeve rreth mirëqenies së tij.

E miku i tij më i mirë Joshua Johnson tha: “Ai kishte probleme me tringëllimë në veshët e tij. Ai tha se e kishte një zë kumbues në vesh dhe ishte e bezdisshme. Ai e përshkroi atë si një dhimbje dhëmbi, një lloj dhimbje e bezdisshme”.

Siç ishte thënë në gjykatë, Danieli nuk la asnjë shënim vetëvrasjeje dhe testet nuk treguan drogë ose alkool në gjakun e tij./TG

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit