3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kush e ka hartuar këtë projekligj edhe me shkujdesje gjuhësore!

Më të lexuarat

Familja shqiptare në diktat juridik liberal, pse “fshihen” autorët?!

Një projekligj delikat ka nisur të debatohet në media, ai “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, por të cilit i mungojnë autorët.

Pra, në projektligj me aspekte tejet problematike, i cili për t’u dukur serioz duhej shoqëruar dhe me publikimin e emrave që e kanë hartuar, ku opinioni të shihte se ç’kapacitete të fushës e kanë hartuar atë. Vetë autorët, në emër të aftësisë së tyre, prestigjit publik që synojnë, duhet ta kërkojnë këtë. Dhe jo vetëm kaq, të dalin e ta mbrojnë në debate apo në konsultim publik. Por si duket, gjithçka për sipër e ka marrë drejtuesja kryesore e dikasterit, pra ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

“Prej disa ditësh ky ligj i është nënshtruar konsultimit publik në regjistrin elektronik të konsultimit publik, procedurë kjo që ndihmon në përthithjen dhe reflektimin e mëtejshëm të opinioneve të grupeve të interesit, profesionistëve të shëndetësisë, organizatave jo fitimprurëse, atyre të shoqërisë civile, të cilat janë të angazhuara në çështje të shëndetit seksual dhe riprodhues, të të drejtave të të rinjve dhe adoleshentëve, grave etj.

Pas përfundimit të këtij procesi, ligji do të reflektojë edhe përfundimet e nxjerra nga këto konsultime, deri në rrugëtimin e tij në Parlament“, shkruan me gjuhë të drunjtë Koçiu, duke mjaftuar me fraza standarte, pa thelb.

Çështja është që në konsultim publik duhet të jenë autorët, emrat e të cilëve duheshin bërë publik së bashku me projekligjin. Dhe kur ky aspekt joperiferik mungon, prej këtu projekligji çalon.

Dhe ndërkohë, joserioziteti qeveritar mbi projektligjin sikur vërtetohet dhe nga një paragraf i lënë “për dreq” gjuhësisht. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit