1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kurti: Vetëm çështja e të pagjeturve nuk mund të presë në dialog, Serbia ta ndryshojë Kushtetutën e kohës së Koshtunicës

Më të lexuarat

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se sa i përket dialogut Kosovë-Serbi vetëm çështja e të pagjeturve nuk mund të presë.

Ai tha se marrëveshja gjithëpërfshirëse duhet të ketë në qendër njohjen reciproke.

“Sa i përket takimeve në Bruksel ne kemi thënë se ka një gjë e çështje që nuk pret, e ajo është çështja e të pagjeturve… Ndërkaq për marrëveshjen gjithëpërfshirëse e cila duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke natyrisht që kërkohet ndryshimi i qëndrimit të Serbisë edhe sa përket deklarimeve të tyre publike por edhe sa i përket kushtetutës së tyre.

Serbia e ka një Kushtetutë të vjetruar, nga viti 2006 e kohës së Koshtunicës, para shpalljes së pavarësisë  së Kosovës e cila duhet të ndryshohet.

Pra për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi pakrahasimisht më shumë duhet të ndryshojë Serbia. Dhe në fakt, Kosova mund të ndryshojë qëndrimin karshi një Serbia të ndryshuar”, tha ai. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit