10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shtyrja e vitit të ri shkollor, Nagavci thotë se të hënën është mbledhja e Task Forcës

Më të lexuarat

Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci ka deklaruar se të hënën e javës së ardhshme do të ketë mbledhje Task Forca në nivel të Ministrisë së Arsimit për të diskutuar për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ministrja Nagavci në konferencën e thirrur për media tha se ka qenë rekomandim i IKSHPK-së që të shtyhet viti i ri shkollor.

“Ka qenë rekomandimi i IKSHPK-së, që fillimi i vitit të ri shkollor të pezullohet deri më 26 shtator. Janë gjithsej 18 ditë të humbura të fillimit të vitit të ri shkollor. Të hënën është mbledhja e Task Forcës në kuadër të ministrisë ku do të diskutohet edhe për çështjen e kompensimit të këtyre ditëve. Sa i përket zhvillimit të mësimit, aktualisht ka disa shkolla edhe private që kanë filluar aktivitet me fëmijë. Zyrtarisht viti i ri shkollor është i pafilluar dhe këto ditë do të kompensohen edhe në koordinim me Task Forcën”, tha ajo.

Në konferencën për media, ministrja Nagvaci së bashku me kryeministrin Kurti njoftuan se nga 1 tetori, duke filluar nga viti akademik 2021/22 arsimi publik në nivelin Bachelor dhe Master do të jetë pa pagesë, ndërsa në studimet e Doktoraturës do të ketë lehtësime. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit