1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kurti: Rruga jonë për liri na përkujton sakrificën e dëshmorëve

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me këshilltarin për çështje të kategorive të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Aziz Bici, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e familjeve të heronjve dhe dëshmorëve të kombit, si dhe disa nga të plagosurit e periudhës së para luftës së vitit 1998-99.

“Ata e falënderuan Kryeministrin Kurti për pritjen dhe e njoftuan për punën dhe angazhimin e tyre të deritanishëm për kategorizimin e personave të plagosur gjatë demonstratave popullore”, thuhet në njoftimin për media.

Kurti shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e thellë, për punën dhe kontributin e tyre të drejtë që kanë dhënë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit