15.2 C
Pristina
Wednesday, May 22, 2024

Kasaphana Halloween në SHBA

Më të lexuarat

Dy persona u vranë dhe të paktën një duzinë u plagosën nga të shtënat në një festë të Halloween në Illinois.

Është një nga të paktën 11 të shtënat masive në Shtetet e Bashkuara gjatë fundjavës për Halloween, ku 12 persona humbën jetën dhe 52 të tjerë u plagosën, shkruan CNN.

Gjatë pandemisë në SHBA, pati një rritje të numrit të të shtënave masive. Deri më tani këtë vit, ka pasur 599 incidente të tilla. Në vitin 2020 ishin 611, dhe në vitin 2019 417.

Pati të shtëna në festa në shtëpi, në një ngjarje boksi dhe në rrugë në shtatë shtete të SHBA këtë fundjavë. Siç u përmend tashmë, dy persona u vranë dhe të paktën një duzinë u plagosën në një festë në Illinois.

Në Kolorado, dy persona u qëlluan dhe u vranë në rrugë, dhe në Kentaki gjithashtu dy, pranë një karburanti. Në Teksas, dy persona u vranë dhe 12 u plagosën në dy të shtëna të ndara.

Në Kaliforni, tre persona u vranë dhe tetë u plagosën në festa të veçanta në shtëpi, ndërsa në Florida, një person u qëllua dhe u vra në një ndeshje boksi. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit