1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kurti pas dënimit të Vukotiçit: Drejtësia është e domosdoshme, edhe kur vjen shumë vonë

Më të lexuarat

Shtetasi serb Zoran Vukotiç u dënua sot me 10 vjet burgim, për akuzat e kryerjes së dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ky është rasti i parë që dikush dënohet për një krim të tillë në Kosovë, nga gjykatat vendore. Lidhur me rastin, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, shprehet se mijëra gra e vajza e djem e burra kanë qenë viktima të këtij krimi gjatë viteve 1998 – 99.

 “Dy dekada pas luftës, as edhe një person nuk është dënuar për një krim të tillë”, shprehet Kurti në një postim në Facebook.

“Sot, pas 23 vitesh pandëshkueshmëri për krimin e dhunës seksuale, për herë të parë dënohet dikush. Zoran Vukotiqi është dënuar me 10 vite burgim për rastin e ushtrimit të dhunës seksuale ndaj një gruaje shqiptare në Vushtrri”, u shkruan Kurti.

Më tej, ai thekson se drejtësia është e domosdoshme, edhe në momente si ky kur vjen shumë vonë.

“Viktimat e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi, por edhe për përkrahjen tonë shoqërore për të luftuar stigmën që i përcjellë.”  

POSTIMI

“Dhuna seksuale gjatë viteve 1998 – 99 është përdorur si mjet lufte në vazhdimësi në Kosovë. Mijëra gra e burra, vajza e djem kanë qenë viktima të këtij krimi. Ndërkaq dy dekada pas luftës, as edhe një person nuk është dënuar për një krim të tillë.

Sot, pas 23 vitesh pandëshkueshmëri për krimin e dhunës seksuale, për herë të parë dënohet dikush. Zoran Vukotiqi është dënuar me 10 vite burgim për rastin e ushtrimit të dhunës seksuale ndaj një gruaje shqiptare në Vushtrri.

Drejtësia është e domosdoshme, edhe në momente si ky kur vjen shumë vonë. Viktimat e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi, por edhe për përkrahjen tonë shoqërore për të luftuar stigmën që i përcjellë. Krimet e luftës nuk parashkruhen, dhe nuk mund të kenë amnisti për këtë krim të kryer gjatë luftës në Kosovë, këtë armë lufte të përdorur nga okupatori.” /abcnews.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit