28.8 C
Pristina
Sunday, June 16, 2024

Samiti i Ballkanit Perëndimor, Zaev: Bashkëpunimi rajonal, faktor kyç për progresin ekonomik

Më të lexuarat

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut , Zoran Zaev në Samitin e Ballkanit Perëndimor u shpreh se procesi i Berlinit ka arritur të çojë përpara bashkëpunimin rajonal ekonomik.

“Procesi i Berlinit me të vërtetë ka arritur të lëvizë Ballkanin Perëndimor në drejtimin e duhur. Sidomos në lidhje me bashkëpunimin rajonal ekonomik. Në këtë kontekst duke shikuar prapa kur dy vjet më parë vendosëm të ulnim çmimet e roaming në rajon, askush nuk mendonte se do të kishim rajon me tarifa zero të roaming.

Ky sukses historik erdhi si rezultat i negociatave të gjata. Tregu i përbashkët rajonal është një shembull i suksesshëm i motivimit të rajonit pë të filluar iniciativa të reja rajonale që synojnë afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në tregun e brendshëm të BE-së”, ka thënë Zaev.

Ndërkohë pjesë e këtij samiti ishin edhe kryeministrat anëtare të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri i Greqisë, Kroacisë, Sllovenisë, Italisë, Bullgarisë, si edhe Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari austriak Sebastian Kurz./abcnews.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit