0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kurti niset drejt Francës

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga dy zëvendësit e tij, Emilja Rexhepi dhe Besnik Bislimi janë nisur drejt Francës, ku pritet të zhvillojë takim me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi ka publikuar fotografi nga aeroplani.

Ndërkaq, kryeministri Kurti, sot në orën 19:30, do të pritet në Pallatin Elisee në Paris nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Kurti dhe Macron do të bisedojnë lidhur me temën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane.

Gjithashtu, kryeministri Kurti pritet të kërkojë nga presidenti Macron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit