6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kurti: Më të bashkuara janë vendet e BE sesa Kosova me Shqipërinë

Më të lexuarat

Ish-kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se më të bashkuar janë vendet e BE, sesa Kosova me Shqipërinë. Kurti tha se Tirana zyrtare duhet të ndërhyjë në situatën që ka përfshirë Kosovën, pasi është i vetmi vend që e ka këtë të drejtë.
“Unë mendoj se problemi nuk është që Tirana po ndërhyn, problemi është që Tirana nuk po ndërhyn. Do të duhej që Tirana të ndërhyjë dhe është shumë e padrejtë nga ana e kryeministrit të Kosovës, kur dihet që në Kosovë nuk mbeti kush pa ndërhyrë, tani ti, t’i bësh rezistencë nga Shqipëria. Madje nëse ka dikush të drejtë që të ndërhyjë është pikërisht Tirana. Dhe ky pikërisht instancës që ka të drejtë të ndërhyjë i kundërvihet, ndërkohë që ndërhyrjeve të Serbisë nuk i thotë asgjë. Ai na ka quajtur edhe ne kriminelë, por Vuçiçin e Daçiçin nuk i quan kurrë kriminelë, ndonëse janë përgjegjës për planifikimin e gjenocidit në vitet 1998-1999. Pra e ka gjuhën pakrahësimisht më të ashpër ndaj VV sesa ndaj Beogradit dhe rjedhimisht e ka edhe reagimin shumë të ashpër ndaj Tiranës sesa ndaj Beogradit.Problemi që kam unë është mosndërhyrja e Tiranës. Tirana nuk po ndërhyn, Tirana po organizon takime ceremoniale, mbledhje formale me qeverinë e Kosovës, shkëmben vizita po nuk ka shumë përmbajtje, nuk ka shumë substancë. Shumë më të bashkuara janë vendet e BE sesa Kosova me Shqipërinë. Vendet e BE e kanë bankën e përbashkët qendrore, e kanë tregun e përbashkët, e kanë valutën e përbashkët. Ne këto nuk i kemi me Shqipërinë. Pra Shqipëria dhe Kosova janë shumë më të ndara sesa shtetet e veçanta në kuadër të BE. Ne duhet të krijojmë mekanizma të përbashkëta Kosovë-Serbi. Jo vetëm nënshkruajnë marrëveshje, ceremoniale. Nuk është vetëm mundësi, por edhe obligim.
Kurti dha alarmin se në Ballkan do të ketë furtuna të reja pasi ka nisur një garë armatimi mes Serbisë dhe Kroacisë. Ai tha se problemi në Ballkan janë Serbia dhe Rusia.

“Ne do të jemi edhe më aktiv, edhe më të vendosur. Jam shumë optimist që do të mbahen zgjedhje të reja parlamentare ku ne do të dalim subjekti i parë. Por, unë tërheq vëmendjen se zhvillimet në Ballkan të përcillen me shumë vëmendje se ka nisur një garë në armatim midis Serbisë dhe Kroacisë. Unë mendoj se nëse vazhdojnë kështu zhvillimet politike në Ballkan, ku ne nuk hyjmë në BE, ku Serbia lejohet të koketojë edhe me Moskën edhe të integrohet në BE. Ne do të mund të kemi furtuna të reja dhe nuk duhet të jemi të papërgatitur siç ishim në vitin 89-90-91 dhe mbase siç ishim në vitet 98-99. Shqiptarët edhe më së shumti kanë vuajtur në Jugosllavi, mirëpo kanë luftuar të fundit. Unë mendoj se problemi i Ballkanit më tutje janë Serbia dhe Rusia”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit