-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kurti, koment takimit me Ramën në Shkup

Më të lexuarat

Publikimi i fotove me një mesazh të ri pajtimi politik

Pas kohësh ftohjeje, janë ngrohur sërish marrëdhëniet mes Ramës e Kurtit, ndodhur kjo së fundi në Shkup, aty ku liderët e Ballkanit u ulën e diskutuan mbi një nismë perëndimore ekonomike mbi rajonin.

Kurti, pas një bisede që pati me homologun e tij të Tiranës zyrtare, përcjell mesazhin e “të qënit bashkë”, paçka mospajtimeve, pasi siç shkruan, sfidat janë të përbashkëta.

“Në Shkup, në margjina të konferencës së liderëve të rajonit për Planin e Rritjes së BE-së, bashkë me kryeministrin Rama takuam dhe bashkëbiseduam me Arben Taravarin, Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët.

Shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje.

Sfidat shpesh i kemi të ngjashme e të përbashkëta. Shërbimin ndaj qytetarëve duhet përherë ta kemi qëllim të palëkundur të angazhimit politik. E në rrugë e sipër na duhet të jemi krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie”, shprehet i pari i qeverisjses kosovare, duke i dhënë kështu një kuptim të ri politik fotos që ka publikuar. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit