11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kurti: Isha i gatshëm ta nënshkruaja, por Vuçiq refuzoi – dëm që nuk ndodhi sot

Më të lexuarat

Kryeminsitri Albin Kurti, ka thënë pas takimit në Bruksel se ishte i gatshëm të nënshkruante marrëveshjen por shton se pala serbe ka refuzuar.

Kurti tha se është marrëveshje që plotësisht vendos barazinë e palëve.

“Unë nuk e kam nënshkruar sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme. Kam shprehur gatishmërinë për ta nënshkruar. Dëm që nuk është nënshkruar sot por pala serbe nuk e bëri këtë”.

“Patëm takim pozitiv dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm. Unë qysh mëherët pata thënë që është bazë e mirë për diskutime tjera. Tash do të ecim për planin e zbatimit. Do të ketë takime të radhës në mars. Jemi në rrugë të mbarë për normalizimin e marrëdhënieve”, u shpreh tutje.

Kurti shtoi se propozimin do ta publikojnë  së shpejti pasi thekson se është mirë që qytetarët ta lexojnë vet dhe të diskutohet publikisht.

Sa i përket gatishmërisë së tij për të zbatuar marrëveshjet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, Kurti tha se për këtë ka folur më herët.

“Ai është neni 10, është fjalia e fundit e praktikisht nenit të fundit dhe për këtë gjë tash jam përgjigjur”, tha ai për gazetarët në Bruksel.

Ndërsa, në deklaratën e lëshuar pas takimit, Borrell tha se palët shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar me zbatimin e propozimit të BE-së, i titulluar tashmë si “Marrëveshje drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Nevojiten negociata të mëtejshme për të përcaktuar modalitetet specifike të zbatimit të dispozitave”, tha Borrell, duke paralajmëruar takimin e radhës mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin mars./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit