7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Reagimi pas tërmetit, Erdogan kërkon falje

Më të lexuarat

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u kërkoi sot banorëve të provincës Adiyaman “falje” për ardhjen e vonuar të ekipeve të shpëtimit, duke qenë se zona në juglindje të vendit ishte ndër më të prekurat nga tërmeti i 6 shkurtit.

“Për shkak të efektit shkatërrues të dy tërmeteve dhe motit të keq, ne nuk mundëm të punonim siç deshëm në ditët e para të fatkeqësisë në Adiyaman. Për këtë kërkoj që të më falni”, tha Erdogan gjatë vizitës së tij në Adiyaman, transmeton Telegrafi.

Kreu i shtetit mbërriti në atë qytet tre javë pas tërmetit që mori jetën e më shumë se 50 mijë njerëzve në Turqi dhe Sirinë fqinje.

Presidenti turk, në pushtet për 20 vjet dhe me ambicie për të mbajtur postin pas zgjedhjeve të 14 majit, ka qenë subjekt i kritikave të ashpra për ngadalësinë e vendit në ndihmën ndaj viktimave.

“Aq shumë ndërtesa dhe struktura u shkatërruan, sa që për fat të keq nuk ishim aq shpejt sa kishim shpresuar”, tha Erdogan.

Ai pranoi “dështimet” në reagimin ndaj tërmeteve, duke shtuar se ishte “e pamundur të jesh plotësisht i përgatitur për një fatkeqësi të kësaj magnitude”.

Në provincat Adiyaman dhe Hatay, njerëzit shprehën pakënaqësi të madhe me reagimin e qeverisë ndaj fatkeqësisë natyrore. Mehmet Yildirim pohon se 34 orë pas tërmetit të parë nuk ka parë “askënd”, as përfaqësues të shtetit, as policinë apo ushtrinë, kanë mbetur “në vet”.

Sot, Erdogan premtoi të ndërtojë rreth 50 mijë apartamente të reja në Adiyaman. Rreth 309 mijë njësi banimi duhet të ndërtohen në 11 provincat e prekura nga tërmetet shkatërruese. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit