3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kurti dhe disa ministra nisen drejt Kroacisë

Më të lexuarat

Kurti dhe disa ministra nisen drejt Kroacisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur të dielën drejt Kroacisë, pas aksidentit me autobus në Sllavonski Brod, që ka lënë të vdekur 10 persona dhe mbi 40 të plagosur. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, ka thënë se të vdekurit janë bashkatdhetarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë. “Së bashku me kryeministrin kanë udhëtuar edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela”, është thënë në njoftimin e kryeministrisë. Ende nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit. Zëvendës-Prokurori i Shtetit Komunal Sllavko Pranjiq, ka thënë se shoferi, i cili është gjetur në vendin e ngjarjes, është arrestuar ndërkohë. “Shoferi është arrestuar nën dyshimin për drejtim të automjetit në mënyrë jo të duhur. Shkaqet e daljes nga rruga të autobusit do të përcaktohen kur të merren provat, ka thënë ai. Pranjiq ka thënë po ashtu se përgjatë dëshmisë së tij, shoferi ka thënë se ka rënë në gjumë për një moment. “Por ne do të përcaktojmë gjithçka më vonë”, ka thënë mes tjerash Pranjiq. Më herët, drejtori i Mbrojtjes Civile Kroate, Damir Trut, u ka thënë gazetarëve se nëntë pasagjerë dhe një shofer kanë vdekur, duke deklaruar se në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë. Ministri kroat i Shëndetësisë Vili Berosh, ka thënë në vendin e aksidentit se, në autobus kanë qenë 15 të mitur, prej të cilëve, një vajzë e plagosur rëndë. Policia kroate e ka konfirmuar më herët se autobusi ka qenë me targa të Kosovës.

/rel/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit