0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Kurti: Çmimi i vajit në Kosovë fryrje artificiale në dëm të konsumatorëve

Më të lexuarat

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë.

Kurti gjatë vizitës në kompaninë e vajit Floil, ka theksuar se rritja e çmimeve është artificiale.

“Anë e mbanë qytetarët po na njoftojnë se çmimet janë nga 3.49 euro, e jo 3.5 euro. 3 euro e 50 cent do të ishte e rastësishme, por 3.49 euro nuk është e rastësishme kjo përputhje e cila është një fryrje artificiale në dëm të konsumatorit”, tha Kurti, shkruan Telegrafi.

“Aktualisht çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, ka mjaftueshëm vaj në stoqe për rreth një muaj për konsum.

“U njoftuam se në stoqe i kanë rreth 300 mijë litra vaj të papërpunuar, i cili pas përpunimit do të mjaftoj për rreth një muaj për konsumin që ekziston në vend. Është lajm që tashmë ka vaj të mjaftueshëm. Gjatë këtij muaji do të punojmë që të gjejmë alternativa ta reja me shtetet mike”, theksoi Kurti.

Kryeministri ka pohuar se kërkesa për vaj është artificialisht shumë më e lartë se sa konsumi.

“Aktualisht kërkesa është artificialisht shumë më e lartë se sa konsumi. Nuk është as për së afërmi duke u konsumuar nga ajo që po paraqitet si kërkesë. Është e vërtetë për shkak të invazionit rus në Ukrainë ka rritje të çmimit të vajit të papërpunuar në bursat ndërkombëtare, e cila po i afrohet nivelit prej 3,000 dollarë e vajit të papërpunuar”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, çmimi i vajit javëve të fundit ka qenë rreth 1.60 euro, por se tashmë një litër vaj po tregtohet deri në 4 euro. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit