10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mundësia që aeroplanët e NATO-s të dërgohen në Ukrainë përmes Kosovës, Kurti: Deri më tani nuk kemi marrë kërkesë të tillë

Më të lexuarat

Një ditë më parë, mediat ndërkombëtare kanë përmendur mundësinë që Kosova të jetë vend tranzit për aeroplanë që do të dërgohen në Ukrainë.

Në lidhje me këtë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se një kërkesë të tillë nuk e kanë marrë nga aleanca veriatlantike.

Por, Kurti u shpreh se sapo të marrin këtë kërkesë do ta trajtojnë dhe do të japin një përgjigje në kohë rekorde.

“Ne nuk kemi marrë një kërkesë të tillë deri më sot. Ndonëse Kosova nuk është vend anëtar i NATO-s, ne kemi NATO-n në Kosovë, dëshirojmë të anëtarësohemi sa më shpejt të jetë e mundur. Në një situatë të jashtëzakonshme si kjo jo vetëm kontinenti ynë por edhe rajoni, nuk mund të sillemi në mënyrë të zakonshme dhe u kemi bërë thirrje faktorëve ndërkombëtarë, aleatëve tonë strategjik që ta konsiderojnë shumë seriozisht përshpejtimin e proceseve integruese të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe anëtarësimin në NATO. Nuk e kemi një kërkesë të tillë për vendin tonë, kur ta marrim këtë kërkesë, Qeveria me Presidenten e Kuvendin dhe ministritë e linjës do ta trajtojmë dhe të japim në kohë rekorde përgjigjen e duhur”, u shpreh kryeministri Kurti. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit