1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kur’ani është i vetmi Libër i ruajtur dhe i mbrojtur nga Allahu i Lartësuar

Më të lexuarat

“Kur’ani është i ruajtur dhe i mbrojtur nga Allahu i Lartësuar nga çdo lloj ndryshimi, shtimi apo cënimi që mund të ndodhë në të dhe kjo padyshim është një cilësi  madhështore që e dallon Kur’anin ndaj çdo libri tjetër. Kjo ndodh vetëm me Kur’anin e jo me librat e tjerë, sepse asnjë nga këta libra nuk ka mbetur pa u cënuar, qoftë me ndryshime të përmbajtjes së tyre, apo me fshirje të një pjese të saj.

Allahu i Lartësuar thotë:
“إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا الذِّكْرَ وَإِنَّا لَهُ لَحَافِظُونَ”
“Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kur’anin dhe sigurisht, Ne do ta ruajmë atë.” (El-Hixhr, 9)

Kur’ani quhet Edh-Dhikru (kujtimi), sepse është kujtues dhe këshillues i mirë për cdo çështje dhe shtjellues e sqarues në formën dhe me argumentet më të plota.

Nëpërmjet Kur’anit këshillohet dhe nxjerr mësime çdokush që e do diçka të tillë dhe e sunon sinqerisht të vërtetën.

Allahu na jep një përgëzim të mrekullueshëm, se do ta ruajë të paprekshëm e të pandryshuar këtë burim drite dhe njohurish, duke thënë:…
“Ne do të jemi mbrojtës të tij.”

Ai e ruan këtë libër si në kohën e shpalljes së tij, ashtu edhe pas saj.
Gjatë shpalljes i Lartësuari e ruajti Kur’anin nga ndërhyrjet e çdo shejtani të mallkuar…….
Ndërsa pas shpalljes, Zoti  bëri  që Kur’ani të ruhet i pacënueshëm, fillimisht në zemrën e Profetit -alejhi salatu ue selam-, më pas në zemrat e besimtarëve të umetit të tij.

Allahu e ruan tekstin e këtij Libri nga ndryshimi, nga shtesat dhe pakësimet.

Po kështu Ai ruan edhe kuptimet dhe shpjegimet e këtij Libri nga tjetërsimi dhe devijimi.

Nëse dikush përpiqet që të shtrembërojë ose keqinterpretojë ndonjë pjesë të Kur’anit, Allahu i Lartësuar ka bërë dijetarë që qartësojnë të vërtetën për njerëzit.

Kjo ruajtje e Shpalljes është ndër mirësitë më të mëdha të Zotit për besimtarët….”

(Tefsiri i shejkh Sa’dit )

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit