11.4 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Ushtria izraelite njofton zgjatjen e “pauzës humanitare” në Rripin e Gazës

Më të lexuarat

Ushtria izraelite në një deklaratë disa minuta para përfundimit të “pauzës humanitare” në Rripin e Gazës njoftoi zgjatjen e kësaj pauze

Ushtria izraelite në një deklaratë disa minuta para përfundimit të “pauzës humanitare” në Rripin e Gazës njoftoi zgjatjen e kësaj pauze, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga ushtria nuk paraqitet informacion se për sa ditë është zgjatur “pauza humanitare”.

“Në kuadër të përpjekjeve të ndërmjetësuesve do të vazhdojë (procesi) për pauzën e operacioneve në përputhje me vazhdimin e lirimit të pengjeve dhe me kushtet e kornizës (marrëveshjes)”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë në një deklaratë me shkrim nga Hamasi vihet në dukje se është vendosur që “pauza humanitare” të zgjatet për një ditë.

Gjithashtu edhe Katari i cili ndërmjetëson mes Izraelit dh Hamasit konfirmoi zgjatjen e “pauzës humanitare”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit