1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Kur është shkruar fati i njeriut?

Më të lexuarat

Pyetja:

Fati i njeriut dmth., (kësmeti) a është i shkruar qysh në bark të nënës apo Zoti e vendos atë pastaj?

***

Përgjigjja:

Po, fati i njeriut dhe gjithçka që ka të bëjë me të është i shkruar qysh më herët, por ai merr formën e vet, atëherë kur fetusit i vjen shpirti në fillim të muajit të pestë dhe aty përcaktohet e ardhmja e tij. I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Vërtet, çdonjëri nga ju formohet në barkun e nënës së tij katërdhjetë ditë si pikë (nutfetun), pastaj bëhet e varur (alekatun) ngjashëm me këtë periodë, pastaj, bëhet copë mishi ngjashëm me këtë periodë, pastaj i dërgohet meleku dhe i jep jetën (e fut shpirtin), dhe këtij meleku i urdhërohen katër gjëra: ta shkruajë nafakën (riskun) e tij, exhelin – jetëgjatësinë e tij, veprat e tij që do t’i kryejë dhe a do të jetë i mjerë apo i lumtur.” [1]

Mund të lexoni edhe përgjigjen në këtë link:

https://pergjigje.net/kismetin-a-e-ben-njeriu-apo-eshte-i-caktuar-nga-zoti/

Allahu e di më së miri!

Hoxhë Muhamed Dërmaku

——————————

[1] Buhariu dhe Muslimi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit