3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kultura e urrejtjes

Më të lexuarat

Ndjenjat janë pjesë e karakterit të njeriut. Rëndësia e tyre është se ato kanë fuqi shtytëse dhe lëvizëse. Prapa çdo lëvizje të njeriut, çfarëdo qoftë, ekzistojnë ndjenjat. Nëse dikush vepron mirë, atëherë ndjenjë shtytëse apo motiv është dashuria, e nëse shohim dikë duke vepruar keq, atëherë ajo që e ka shtyrë në këtë veprim është urrejtja. Natyrisht, edhe dashuria, edhe urrejtja, janë ndjenja që fitohen nga disa bindje paraprake që kemi për njerëzit/gjërat. Temë e këtij shkrimi është urrejtja, si kulturë, dhe motivet e saja.

Hyrje

Ndjenjat janë pjesë e karakterit të njeriut. Rëndësia e tyre është se ato kanë fuqi shtytëse dhe lëvizëse. Prapa çdo lëvizje të njeriut, çfarëdo qoftë, ekzistojnë ndjenjat. Nëse dikush vepron mirë, atëherë ndjenjë shtytëse apo motiv është dashuria, e nëse shohim dikë duke vepruar keq, atëherë ajo që e ka shtyrë në këtë veprim është urrejtja. Natyrisht, edhe dashuria, edhe urrejtja, janë ndjenja që fitohen nga disa bindje paraprake që kemi për njerëzit/gjërat. Temë e këtij shkrimi është urrejtja, si kulturë, dhe motivet e saja.

Përkufizimi i urrejtjes

Dashuria dhe urrejtja, siç përmendëm më lartë, janë produkt i bindjeve dhe pikëpamjeve tona. Pra nuk janë diçka që ndodhin pa shkak. Në fjalorin e gjuhës sonë është përkufizuar kësisoj: “Ndjenjë e fortë armiqësie për dikë a për diçka; dëshirë e fortë për ta parë keq tjetrin…”

Armiqësia nuk ndodhë pa shkas, së këndejmi as urrejtja.
Nga perspektiva islame, urrejtja është një ndjenjë e dalë jashtë kontrollit apo mbikqyrjes fetare. Nëse feja na mëson t’i duam të tjerët dhe të duam për ata atë që duam për vete, atëherë urrejtja është atakim pikërisht i kësaj vlere dhe konfrontim direkt me të.
Fetarisht, për hir të parimeve, urrejtja ndonjëherë shndërrohet në vlerë, por kjo ndodhë vetëm në rastet kur kemi të bëjmë me gjëra të këqija, gjë që nuk është tematikë e këtij shkrimi.

Pasojat e kulturës së urrejtjes

Historia ka dëshmuar se urrejtja ka qenë gjithnjë e kobshme për njerëzimin. Urrejtja nuk ka prodhuar asgjë tjetër pos dëmtimeve në njerëz, prona e objekte. Urrejtja gjithmonë është identifikuar me fjalor të pistë, me dhunë psikike dhe fizike, dhe, edhe pse sot bota ka bërë ligje dhe kode që dënojnë urrejtjen, rezultatet janë larg një suksesi serioz në këtë drejtim. Shtete, popuj, grupe, organizata, individë, vazhdojnë ta përvetësojnë urrejtjen si program, mbi bazën e të cilit kryejnë krime, dhe pretekst, mbi bazën e të cilit justifikojnë krimet. Pra urrejtja po zhvishet nga petku i vërtetë i të qenit krim dhe po merr trajtë gjithnjë e më shumë të një kulture. Pra, po tentohet që në ambientet e nënvizuara më lartë, urrejtja të shihet si normale, si diçka pozitive, si diçka jo e keqe.
Fatkeqësisht, kjo kulturë ka tendenca të mbillet edhe ndër ne. Urrejtja ka filluar të merr përmasa gjithnjë e më të mëdha në ambientet tona, qoftë në familje, qoftë në rrugë, shkollë, punë a gjetiu.

Urrejtja ka dhe pasoja tjera. Në fakt, ajo që rezulton prej saj, ajo është që tregon më së miri se sa e rrezikshme është urrejtja, qoftë për urryesit, qoftë për të urryerit. Viktima të urrejtjes në radhë të parë janë vetë urryesit pasi që verbërohen para të vërtetës dhe jo rrallë pendohen kur të kthjellen për veprimet që kanë bërë. Urrejtja shkakton edhe reaksion të palës së urryer dhe dëmtuar. Islamofobia dhe terrorizmi mund të jenë si dy shembuj ilustrues të këtij efekti të dyfishtë të urrejtjes.

Mediat si mejdan i urrejtjes

Rrjetet sociale janë të stërmbushura me urrejtje. Mjafton t’i hedhësh një sy kalimthi dhe të bindesh për praninë shqetësuese të saj në këto rrjete. Është e pakuptimtë se si urrejtja mund t’i bëjë njerëzit të verbër para gjithë atyre gjërave që na bashkojnë dhe t’i ndajë e përçajë për pak gjëra. Këtë gjë mund ta vërejmë edhe në debate televizive të cilat ndonjëherë eskalojnë në sharje e madje edhe rrahje ndërmjet debatuesve. Një garë e caktuar, politike e tjetër qoftë, po shndërrohet në një vijë ndarëse ndërmjet njerëzve. Më e keqja e saj është se kjo po kalon në heshtje pa u dënuar nga qytetaria e kësaj shoqëria apo ne jemi shndërruan në konsumator se po na shitet gjithçka që nuk është vlerë.

Si ta eliminojmë urrejtjen?

Urrejtja, siç thamë më sipër, është gjendje e shfrenuar shpirtërore dhe psikike. Ajo mund të vihet nën kontroll nëpërmjet vetëdijesimit dhe këtë duke filluar nga vetja jonë. Secili prej nesh duhet të shikojë nëse është i prekur nga kjo dukuri e rrezikshme. Këtu nis edhe ndryshimi që në fakt nënkupton edhe fillimin e fundit të urrejtjes. Nuk duhet të lejojmë që urrejtja të na shndërrohet në kulturë, veçmas neve myslimanëve, që kemi një fe e cila thërret në paqe, dashuri, harmoni.

Le të jetë slogani ynë fjala e Profetit Muhammed a.s.: “Mos u urreni ndërmjet vete!”
Autor: Hoxhë Rashit ZYLFIU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit