3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kulla n’Pisa dhe mirëkuptimi fetarë!

Më të lexuarat

Ndonëse i lindur në mes të Kosovës në Klinë, qytet ky taze e i veqantë, jo veq me poziten e lumenjtë e tij por edhe me qytetarët që u përmbahen besimeve të ndryshme (kryesisht musliman e të krishter), por që ndoshta dallohet me qytetet tjera për nga stili i paqes e mirëkuptimit që ka brenda!
Kjo traditë u zhvillua edhe fal afërsis së gjakut që kemi me kusherinjtë tanë të besimit katolik!

Ne Klinë ne thojmë: ” Më telashe është nëse t’zenë belaja me dikë të besimit tënd se sa me dikë të besimit tjetër!”
Pra, më lehtë ia del një besimtar katolik i Klinës nëse ka ndonjë problem me një besimtare musliman, se sa të ketë me një besimtar katolik sepse në rastin e parë, ngriten në këmbë dy familjet edhe intelektualët e mirëfillt e me çdo kusht duan të gjejnë zgjidhje paqësore, e ta ruajnë njerzillëkun e traditen e vëllazërisë, respektit dhe ruajtjes së njëri- tjetrit, sepse s’ka gjë më t’ulët e të ligë se ta ngacmosh tjetrin për besimin, lendimet janë të mëdha e rezultatet katastrofike .

Ka shumë vite që Zoti më bëri të dashtur e interesant besimin, para besimit më bëri të dashur leximin, e duke lexuar pa frikë nisa me besu më shumë, kështu m’u shtua edhe frika prej Zotit pak , e dashnija për Zotin shumë ma shumë …!

Në qytet kemi edhe një permendore te shkolla fillore të dy fëmijëve si engjuj (njëri me besim musliman tjetri katolik), të cilët u mbyten në Drinin e Bardhë duke dasht ta shpëtojnë njëri- tjetrin.

Shembull tipik se fëmijët edukohen ta duan besimin e tyre, pa e urrejt tjetrin. Shembuj të mirë sa të duash kemi në çdo etapë historike dhe do ta ruajm me fanatizem këtë traditë!

Ndërsa në rastin e dytë kur ke ngatërres me dikë të njejtit besim, s’merret kush me ty e problemet thellohen … !

E kisha para ca kohe pacientë një motër nderi (e mbuluar ) e cila kishte shërbyer në Kosovë, Shqipëri dhe tani jetonte e vepronte në Zvicer, ishte e shkolluar dhe e edukuar!
Ka ardhur disa herë në klinikë. Pothuajse çdo herë kemi diskutu e shkëmby përvoja rreth sfidave e vështirësive që t’parashtron besimi në Zot, por edhe për përmbushjen shpirtërore dhe kënaqësinë që jetojnë besimtarët!

Ne konkluduam se nëse besimtarët të cilët besojnë në librat qiellorë (Jahudi të Krishterë e Musliman) duan t’ua dëshmojnë besimtarëve tjerë se besimi i tyre është më funksional e i pranuar te Zoti, atëherë le t’garojnë me punë të mira, dituri, lëmoshë, ndershmëri, ruajtje nga punë të këqija e jo me urrejtjen e tjetrit !

Besimi yt është i yti, konkluzioni yt intelektual , vend ku t’pushon arsyeja e zemra dhe bindje se kjo është rruga më e mirë e vërtetë për tek Zoti!

Mirëkuptimi, tolerimi dhe respektimi i ndjenjave dhe besimit të tjetrit bashkombas, do duhej të ishte gjëja minimale të cilën do duhej ta mësonte në familjen e tij çdo shqiptarë, sapo të mësohej te flasë!

Pra tolerim është që mos t’i shqetësosh për besimin e tyre, mos t’i lëndosh për bindjet e tyre, mos t’u ndërhysh e pengosh në kryerjen riteve të tyre fetare, mos t’i ndërhysh në kultet e tyre, mos t’i pengosh t’i zbatojnë traditat e tyre fetare, mos t’ua mohosh te drejtën e bartjes së simboleve fetare, mos t’ua përqeshësh e ofendosh prijësit fetarë, as t’ua përqeshësh ato që i besojnë si vlera hyjnore!

S’ke të drejtë tu tregosh sa kisha as xhami duhet t’i ndërtojnë, as sa t’madhe duhet ta kenë këmbanen ose minaren, as sa here t’i bien asaj ….

Duhet të mbetet e tillë sepse kemi traditë, duhet të mbetet e tillë sepse çdo lloj ndërhyrje në fenë e tjetrit e lëndon atë, shpirtërisht, e këto lëndime nganjëherë janë më të rënda se lendimet me armë të ftohta.
Duhet pas kujdes se çdo lëndim mund të përciellen me kundërlendime e inate dhe kështu nis e keqja e cila mund të jet edhe më e keqe se sa e imagjinojmë!

Ajo që të çudit këto ditë është turri i të zgjuarve, të informuarva, largpamëse … ‘intelektualëve, dekoduesve të kodeve të fesë, “filozofeve “…’ për shtrembërimin e një shtylle të identitetit tonë, shtylles së tolerances fetare, shyllë e cila është dhe duhet të mbetet e paprekshme, e drejtë, e shenjtë!

Sulmi bëhet edhe më banal e i pa pranueshëm kur këtij grupi njerëzish “të zgjedhur” ateisto- komunist, alkoolo- kafeist, ju bashkohen edhe besimtarë të feve tjera të cilëve nuk u takonte aspak të futen në këtë kampanjë të ligë, e cila nuk ka filluar sot por ka marr intenzitet e hov!

Në disa shkrime të tyre që lexova këto ditë, me keqardhje them se gjeta aq shumë shpirtezezsi, shpifje, paragjykim, injorancë per besimin Islam , enverizem , mosrespekt, urrejtje patologjike …

Ky pezëm i paarsyeshëm dhe gjuha e urrejtjes e padurimit që përdorej ndaj besimtarëve të besimit Islam, sikur të ishte për ndalimin e mësim besimit ortodoks që mbahet në shkollat serbe në Republiken e Kosovës tonë laike (në planprogramin e të cilit mësim besim shpifet për gjithçka shqipetare), prap do e quaja të vrazhdë.
Këtë paragraf le ta lexojnë tri herë!

Duke qenë besimtarë aktiv për shumë vite më ra të përballesha me paragjykimet e shoqerisë, profesoreve, shpifjet e shpirtzinjëve nga më të zezat, prognozimet e tyre për fatin tonë të keq!
Me shumë durim, me shumë punë, arritem t’ua dëshmojmë të kundërtën!

Nëse shtyllen e tolerances fetare do e imagjinonim si kullen e Pises (në Itali), ajo do duhej të ishte e pa prekur, sepse kushdo që shtyn do shtyp besimtarët apo tjerë bashkombas në anën tjetër!

Ndonëse duruam gjith barren e kulles së Pizes të cilën e shtrembruan duke shtyrë në drejtimin e besimtarëve, me shpifje, propaganda e marrëzi pa fund të cilat me vjen zor edhe t’i mendoj le më t’i përmendi, duhet ta kuptoj pala që po shtynë e shtremberon këtë kullë se që shumë vite besimtarët po tentojnë ta kthejnë vetëm drejt e të pa prekun, nëse do ktheheshin besimtarët e të shtyjnë njejt me siguri do rrëzohej shtylla në anën e tyre e do i shtrydhte!

Plot nga ta i vrane , e njeri nga ta ishte baba i nenes Zoje (gjyshes time ) i cili u pashkatua duke thene shehadetin !

Këta 3- 4 autobus abuzuesish ju përngjajnë shumë armiqve të cilët i përshkruan mirë Prof. Zekrija Cana në librin e tij për dëbimet masive që u bënë shqiptarëve musliman në rrafshin e Dukagjinit nga pushtuesit ortodoks serb duke u munduar dhunshem t’ua ndërrojn fenë në vitet 1913 /14 .

Klubi i kafegjinjëve e fejsbukgjinjëve duhet të ndalen e të mendojnë e kuptojnë se besimtarët e vërtetë kanë ideale, kanë bese e shpres në Zotin, këtë e vërtetoni edhe nga regjimi i paraardhësit tuaj Enver Hoxha ku priftrinjë e hoxhallarë, u pushkatuan e u internuan por nuk lëshuan parimet e tyre!

Lereni kullen e tolerances drejtë e jo si atë të Pises!

Debate mund të ketë sa të duash për besimin, metodologjinë, fetvat, ekstremizmin fetarë, përshtatjen e disa qështjeve të besimit në kohën tonë, mënyrën e ligjërimit, rezultatet e medhhebeve të ndryshme në progresin ose regresin e rinis tonë, po asnjëherë nuk mund të diskutohet a duhet leju fëmijët në shkollë me mësu!
Sepse Zoti e urdhëron të lexoj e studioj!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit