KUJTO BABËN ME SALAVATE
Ebu Bekr Es Siddik, Allahu qoftë i kënaqur me të thotë se Pejgamberi alejhis selam, ka thënë:
“Shtoni salavatet për mua, sepse Zoti më ka besuar një melek në varrin tim, kështu që nëse një njeri nga ummeti im dërgon salavate për mua, ai melek më thotë:
“O Muhamed, filani i biri filanit në këtë çast po ju dërgon salavate!”
“Es Silsiletus Sahiha” nga Imam Albani, 1530.
Prej gjërave interesante që kanë përmendur dijetarët është se njeriu është shkak për përmendjen e emrit të babait tij tek Pejgamberi alejhis selam, dhe kjo është një nga mirësitë më të mëdhaja ndaj babës.
Sot është ditë e Xhuma, shtoji salavatet ndaj Pejgamberit alejhis selam.
Allahumme sal-li ala Muhammedin ve ala ali Muhammed…
Hoxhë Irfan Salihup