5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Kujt Allahu ua pranon veprat(mundin)?

Më të lexuarat

Allahu ua pranon mundin vetëm të devotshmëve.

▪️Kjo shprehje është thënë nga një prej bijve të Ademit -alejhi selam- kur u pranua mundi i tij dhe u refuzua mundi i të vëllait, e cila pastaj është shënuar nga Allahu i madhëruar në librat e Tij si kriter bazë në pranimin e punëve.
Shih suren El-Maide: 27

▪️Pse vetëm prej të devotshmëve dhe jo prej kujt tjetër?
Vetëm prej të devotshmëve sepse ata e bëjnë punën për hir të Allahut dhe synojnë me të shpërblimin në botën tjetër.
Ndërsa atyre që veprat e tyre nuk i punojnë për hir të Allahut, por vetëm për famë dhe për tu dukur para njerëzve, apo synojnë me to idhujt e tyre, Allahu i madhëruar thotë:
“Ne i qasemi veprave që ata kanë bërë dhe i shndërrojmë ato në pluhur të shpërndarë”
Sure El-Furkan: 23.

▪️Kjo domethënie e bënte Umerin -radiallahu anhu- të lutej dhe të thoshte:
“O Allah, bëjë çdo punë timen të mirë dhe bëje atë të sinqertë për Ty dhe mos i bëj askujt pjesë në të!”
E transmeton Imam Ahmedi.

▪️Dhe kjo domethënie gjithashtu i bënte selefët të përpiqen shumë në plotësimin e punëve dhe në përsosmërinë e tyre dhe pastaj të frikësohen nëse janë pranuar apo jo siç thotë Allahu i madhëruar në Kuran:
“Ata që sjellin atë që sjellin (prej punëve) dhe zemrat e tyre janë të frikësuara”
Sure El-Muminun: 60.

▪️Dhe thuhet gjithashtu se ata porosisnin:
Interesohuni më shumë për pranimin e punëve sesa për punën! A nuk e keni dëgjuar Allahun e madhëruar duke thënë: Allahu ua pranon mundin vetëm të devotshmëve?
Shih librin Letaif El-Mearif!

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit