20.4 C
Pristina
Thursday, June 20, 2024

Përqëndrimi në Fenë e Zotit zbulon sasinë e hapësirave të shpërdorura – Nga hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Përqëndrimi në Fenë e Zotit zbulon sasinë e hapësirave të shpërdorura
• Në mes të hutbes e shikon xhamin përplot me besimtarë, nuk sheh asnjë vend të lirë, mirpo kur ngriten besimtarët për të falur namazin edhe imami thotë: “drejtohuni” dhe fillojnë besimtarët të sistemohen në saffet e namazit do befasohesh se një pjesë e xhamis paska qenë bosh e ti nuk e ke vërejtur dhe ka vend që edhe një pjesë e atyre që kishin ngelur jashtë të futen brenda për tu falur!
• Njëmbëdhjetë muaj të shkojnë dhe ti nuk gjen kohë për lexim të rregullt të Kuranit, as kohë për të falur rregullisht namaz të natës dhe ngelen shumë vepra të mira të kufizuara edhe pa u relizuar sepse ske kohë! Mirëpo me ardhjen e Ramazanit edhe me përhapjen e thirrjes “drejtohuni” (përqëndroni në Fe), u caktohet një sistem automatik i ditës edhe e zbuloni se paskeni mundësi të lexoni për një muaj një hatme apo më shumë, se çdo natë mund të falni 11 rekate a më shumë, edhe pse koha duket më e ngushtë edhe më e ngarkuar për shkak të agjërimit dhe shkurtimit të kohës së gjumit! Nga sa e sa të mira na privon gjendja kaotike e zemrave tona, gjendja kaotike e preokupimeve tona edhe gjendja kaotike e shfrytëzimit të kohës sonë?!
• Këtë efekt e ka istikameja, përqëndrimi në fe, drejtimi i hapave në udhëtimin tonë brenda fesë, sigurisht se janë efekte të dobishme, qoftë drejtimi i zemrave, i vendosshmërisë, drejtimi i kohës, i mundit, i organizimit, madje edhe drejtimi i safave tona në namaz.
Thuaj: besova Allahun dhe përqëndro!
O Allah! Na udhëzo dhe na vetëdijëso!


Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit