Në ditët e sotme, blerjet online janë kursim i kohës, mirëpo gjatë blerjeve online, duhet pasur parasysh disa gjëra për të bërë një blerje të sigurtë. Përpos që produkti dhe shërbimi duhet t’i përmbush kriteret obligative të inkorporuara në legjislacion, duhet gjithashtu t’i plotësojë edhe pritjet e kosumatorit.
Sipas Mbrojtësve të konsumatorëve, mungesa e identifikimit të shitësve qoftë nga ana e bankave qoftë nga ana e autoriteteve të tjera shtetërore ka bërë që të drejtat e konsumatorëve të cenohen.
“Në shumë raste mungojnë adresat e qarta të shitësve, nuk lëshohen kupon fiskal dhe kështu inspektorati gjendet në vështirësi për të inspektuar dhe për të realizuar të drejtat e konsumatorëve”.
Në një situatë të tillë, si mundesh me u mbrojtë ti vetë?
Verifikoje a është biznesi i regjistruar në ARBK këtu: https://arbk.rks-gov.net/