2.7 C
Pristina
Thursday, December 12, 2024

Kryesia e BDI-së mbajti mbledhje të jashtëzakonshme, u diskutua për seancën e paraparë nga Gjykata Kushtetuese për gjuhën shqipe

Më të lexuarat

Kryesia më e ngushtë e partisë opozitare Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëmë në një mbledhje të jashtëzakonshme vendosi që të hënën të mbledhë organin më të lartë të partisë në prag të seancës së paraparë të Gjykatës Kushtetuese më 11 dhjetor për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, siç njoftoi partia, “për të marrë vendime për hapa të mëtejshëm dhe për të përcaktuar masat specifike për të parandaluar përpjekjet e Qeverisë për të destabilizuar vendin”.

“Mbrëmë, Kryesia e Ngushtë e Bashkimit Demokratik për Integrim mbajtim mbledhje për ta vlerësuar situatën shqetësuese të krijuar nga seanca e planifikuar e Gjykatës Kushtetuese në 11 Dhjetor, që synon të shfuqizojë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe, nëpërmjet kësaj, të çmontojë Marrëveshjen Paqësore të Ohrit dhe paqen që ajo ka ndërtuar. Kryesia e Ngushtë vlerëson se këto veprime janë pjesë e një fushate të orkestruar nga qeveria jolegjitime dhe përbëjnë kërcënim serioz për stabilitetin e vendit dhe harmoninë ndëretnike. Përballë kësaj situate të papranueshme, Kryesia e Ngushtë vendosi që të thërrasë organin më të lartë të partisë të hënën, për të marrë vendime mbi hapat e mëtejshëm dhe për të përcaktuar masat konkrete për të parandaluar përpjekjet e qeverisë për të destabilizuar vendin”, qëndron në kumtesë.

Njëkohësisht, shtojnë, edhe një herë i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë plan monstruoz dhe jashtëzakonisht të rrezikshëm  të ndalin këtë çmenduri, pasi pasojat do të jenë të paimagjinueshme.

“BDI mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe të gjitha arritjeve që garantojnë barazinë dhe paqen në Maqedoninë e Veriut. Në këto momente vendimtare, i bëjmë thirrje gjithë qytetarëve dhe faktorëve ndërkombëtarë të qëndrojnë të bashkuar në mbrojtje të paqes dhe stabilitetit”, kumtoi BDI.

/Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit