2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kryeparlamentari Konjufca vlerëson punën e Halil Kastratit

Më të lexuarat

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në një takim të përbashkët kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe përfaqësuesit e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, në krye me Halil Kastrati.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, uroi kryeparlamentarin Konjufca për detyrën e re në krye të Kuvendit të Kosovës, si dhe për ndërtimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës përgëzoi kreun e Skenderajt për angazhimin dhe punët e realizuara në komunën që ai drejton, duke i ofruar njëkohësisht bashkëpunimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Bashkëbiseduesit theksuan nevojën e sforcimit të angazhimeve për të thelluar më tej bashkëpunimin midis pushtetit legjislativ dhe atij lokal, me qëllim të realizimit në mënyrë sa më efikase të objektivave qeverisëse në të dy nivelet e pushtetit shtetëror.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe për sfidat që institucionet e Kosovës kanë para vetes, si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe atë ndërkombëtar.

Kryetari Konjufca po ashtu vlerësoi lart veprimtarinë e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe kreut të saj Halil Kastrati, në ndihmë familjeve të shumta në nevojë anekënd Kosovës. Ai veçoi sidomos kontributin e kësaj shoqate në ndërtimin shtëpisë së të moshuarve në Suharekë.​

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit