1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kryeministrja e Zelandës së Re kritikon Kinën lidhur me të drejtat e njeriut

Më të lexuarat

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka kritikuar Kinën për shkak të historikut të saj lidhur me të drejtat e njeriut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ardern duke folur në Samitin e Biznesit të Kinës në qytetin Auckland të Zelandës së Re, duke iu referuar shtypjes së turqve ujgurë dhe protestave në rajonin special administrativ të Hong Kongut, theksoi se ka shqetësime serioze në lidhje me qasjen e Kinës ndaj të drejtave të njeriut.

“Përderisa roli i Kinës në botë rritet dhe ndryshohet, nuk do të mbetet pa u vërejtur nga askush që gjendet këtu edhe dallimi mes sistemeve tona edhe pajtimi i interesave dhe vlerave që formësojnë këto sisteme”, u shpreh ajo.

Ardern njihet me një retorikë më moderuar krahasuar me shumë liderë dhe nuk ka kritikuar më parë drejtpërdrejt Kinën. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit