8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Diplomatja e lartë zvicerane në Iran, vdes pasi bie nga ndërtesa shumëkatëshe

Më të lexuarat

Një anëtare e lartë e stafit në ambasadën zvicerane në Teheran të Iranit, ka vdekur pasi ra nga ndërtesa shumëkatëshe ku ajo jetonte.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, një zëdhënës i shërbimeve të urgjencës tha se gruaja 51-vjeçare ishte sekretare e parë në ambasadë, megjithatë nuk e tregoi emrin e saj.

Policia në zonën Kamraniyeh thirri mjekët e ndihmës së parë të martën në mëngjes, por ajo “kishte qenë tashmë e vdekur”, tha ai.

Ministria e jashtme zvicerane konfirmoi se një punonjëse kishte vdekur në një incident.

“Departamenti Federal i Punëve të Jashtme dhe kryetari i tij Këshilltari Federal, Ignazio Cassis janë shokuar nga vdekja tragjike dhe i shprehin ngushëllimet e tyre më të thella drejt familjes”, tha një zëdhënës.

Ministria shtoi se ishte në kontakt me familjen dhe me autoritetet iraniane. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit