“May në vizitat e saj në Jordani dhe Arabi Saudite, posaçërisht do të fokusohet në forcimin e partneritet të sigurisë, mbrojtjes dhe të tregtisë së Britanisë me këto shtete”
LONDËR (AA) – Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, fillon vizitën e saj 3 ditore në Lindjen e Mesme, duke përfshirë Jordaninë dhe Arabinë Saudite, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim nga zyra e Kryeministrisë së Britanisë së Madhe njoftohet se May në vizitat e saj në Jordani dhe Arabi Saudite, posaçërisht do të fokusohet në forcimin e partneritet të sigurisë, mbrojtjes dhe të tregtisë së Britanisë me këto shtete.